Shqiptari Emiliano U. dyshohet si agresori i dy marokenëve në Frankfurt

Kronikë e zezë

Shqiptari Emiliano U. dyshohet si agresori i dy marokenëve në Frankfurt

Nga: F.D. Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 10:17

Me tre miq të tjerë, shqiptari Emiliano U. (28) duhet të ketë plagosur rëndë dy marokenë në stacionin e trenave, Frankfurt.

Viktima e parë, Yassin D., 30, theksoi para trupit gjykues, se nuk njihte agresorët, por ai i ka thënë - “Unë jam shqiptar”, ndërsa ai më pas ju përgjigj- “Unë jam maroken, çfarë dëshiron nga unë?”. Në këto momente, gjithmonë sipas pretendimit të marokenit, tre persona e rrahën atë rëndë, duke marrë edhe goditje me grushta dhe mjete të forta.

Viktima e dytë: Yunis I. (27). Thekson se ishte duke qëndruar, kur disa persona erdhën dhe e rrahën rëndë, por kujton vetëm grushtin e parë.

Autoritetet gjermane akoma nuk kanë vendosur për fatin e shqiptarit 28 vjeçar. Pas seancave tjera, pritet edhe vendimi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat