Arrestohet “taksistja” shqiptare në Itali, shoqëronte prostitutat për 20 euro

Kronikë e zezë

Arrestohet “taksistja” shqiptare në Itali, shoqëronte prostitutat për 20 euro

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 23:34

Një shqiptare është arrestuar për shfrytëzim prostitucioni nga karabinierët e Açerrës në Napoli.

Forcat e rendit kishin rënë në gjurmët e 27-vjeçares Samidie Halili, pasi kjo e fundit zhvillonte lëvizje të dyshimta.Pas monitorimit të bërë, policia zbuloi se ajo shërbente si taksiste për 3 femra, të cilat i shoqëronte me makine për t’i nxjerrë në rrugë.

Pasi zbrisnin nga makina ato ndërroheshin dhe shpërndaheshin në pika të ndryshme të një rruge në Napoli për t’u prostituuar. Shqiptarja kthehej përsëri pasdite për t’i shoqëruar femrat në shtëpi, duke përfituar rreth 20 euro në ditë.

Të katërta vajzat janë shoqëruar në polici, ndërkohë që shqiptaren e pret masa e paraburgimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat