Detaje nga vrasja në Durrës/ Viktima me dy emra sapo ishte kthyer nga Anglia

Kronikë e zezë

Detaje nga vrasja në Durrës/ Viktima me dy emra sapo ishte kthyer nga Anglia

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:41

42 vjeçari i vrarë me armë zjarri që u gjet buzë një kanali te mbikalimi i fshatit Fllakë sapo ishte kthyer nga Anglia.
Ai u identifikua si Xhevahir Brashi, por emri rezulton të jetë i ndryshuar pasi më herët quhej Agim Caka. Të afërmit e tij që panë trupin e viktimës e transportuan në spitalin e Durrësit, por mjekët thanë se ishte i pamundur shpëtimi i tij pasi plagët ishin të rënda.
Sipas të njëjtave burime ai kishte dy plumba në trup. Daja i viktimës u tha gazetarëve se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti të nipit të tij. Policia tha se është duke punuar për identifikimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat