Shkodër, plagoset një person

Kronikë e zezë

Shkodër, plagoset një person

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:38

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot, në lagjen “Ahmet Haxhia” Shkodër.

Burimet policore lokale bëjnë me dije se i plagosuri i identifikuar si Selami Ahmeti, 56 vjeç ka mbetur i plagosur në shtyllën kurrizore.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë dëshmuar për policinë se personi i cili ka qëlluar ka qenë i maskuar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur krimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat