Podujevë: Shtiren si zyrtar, ia marrin dhitë në vlerë 35 mijë euro

Kronikë e zezë

Podujevë: Shtiren si zyrtar, ia marrin dhitë në vlerë 35 mijë euro

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 12:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra në Podujevë, të cilat duke u prezantuar si zyrtare të një OJQ-je nga një shtet tjetër, i kanë marr një personi disa krerë dhi në vlerë prej 35 mijë euro.

“Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuara femra, pasi që të njëjtat duke u prezantuar si zyrtare të OJQ-së nga një shtet tjetër i kanë marrë 25 krerë gjedhe me vlerë rreth 35.000 euro nga viktima mashkull”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarat dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat