​Prizren, policia arreston pesë persona për drogë

Kronikë e zezë

​Prizren, policia arreston pesë persona për drogë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 10:13

Gjatë orëve të mbrëmjes, një patrullë policore gjatë dy pikave të kontrollit ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit marihuanë e cila ishte e paketuar në doza të vogla dhe e gatshme për shitje.

Policia në këtë aksion ka arrestuar pesë persona ku në mesin e të arrestuarve, dy ishin shtetas të Shqipërisë ndërsa tre qytetarë të Kosovës.

Kontrollet janë kryer në Parkun e Qytetit.

Në një komunikatë të Policisë së Kosovës thuhet se pas inicimit të rasteve është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuar të ndalën nën masën e arrestit policor ndërsa tre të tjerë janë liruar sipas procedurës së rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat