Kapet me armë dhe drogë, arrestohet 18-vjeçari

Kronikë e zezë

Kapet me armë dhe drogë, arrestohet 18-vjeçari

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 10:08

Mbrëmjen e djeshme u bë arrestimi i A.L, me banim në Vlorë, i kapur me lëndë narkotike dhe thikë.

18-vjeçari A.L me banim në Vlorë, pas një kontrolli fizik bërë nga uniformat blu, në lulishten e lagjes “Pavarësia”, kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 2.7 gramë të llojit kanabis sativa, si dhe një thikë me sustë e fshehur në rrobat e trupit.

Nga kontrolli i shtruar në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1.1 gramë kanabis sativa, si dhe 5.6 gramë lëndë narkotike, ngjyrë kafe në formë të ngurtë të llojit “Çokollatë”, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

I arrestuar në flagrancë, 18-vjeçari po hetohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat