Misteri/ Kamera në lokalin e masakrës u fik 7 minuta para vrasjeve

Kronikë e zezë

Misteri/ Kamera në lokalin e masakrës u fik 7 minuta para vrasjeve

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 09:38

Ngrihen të tjera pikëpyetje mbi masakrën e Elbasanit. Sot mbushet 1 javë nga atentati i 3 shkurtit, kur në një lokal në pronësi të Agron Çapjes u ekzekutuan 3 persona dhe u plagosën rëndë 8 të tjerë.

Burime nga Policia e qytetit tregojnë për “Panorama” një detaj që ka mbetur mister për këtë ngjarje të rëndë. Bëhet fjalë për kamerën e sigurisë së lokalit të masakrës, ajo që ishte vendosur në pjesën e parme, pikërisht në hyrje të ndërtesës njëkatëshe.

Fillimisht u dyshua se kamera ishte dëmtuar nga të shtënat me armë nga ana e autorëve, por disa ditë më vonë, nga verifikimi i imtësishëm, është dalluar se, në fakt, kjo kamera nuk ka funksionuar në momentin e atentatit.

Mbetet mister fakti se, fare pak kohë para ndodhjes së krimit, pikërisht në orën 19:53, kamera kryesore e sigurisë ka qenë e fikur. Në lokal ndodheshin të vendosura tri kamera, të cilat rezultojnë se janë nga më modernet e këtij lloji.

Ende nuk dihet nëse kamera kryesore është fikur me qëllim nga persona të tjerë apo nga pronarët e lokalit për shkak të një defekti. Kjo pritet të zbardhet në vijim nga policia, ndonëse pronari i lokalit, Agron Çapja, mbeti vetë viktimë e atentatit, i regjistruar në orën 20:00 nga policia e Elbasanit.

Për grupin hetimor deklarohet se, në lokalin e ngjarjes nuk kishte persona jashtë rrethit të të njohurve të fisit Çapja, për shkak dhe të konflikteve të mëparshme të tyre. Aktualisht, dëshmitarët kyç që pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen, janë pikërisht të plagosurit, mes tyre dhe djali i vetë Agron Çapjes dhe dy anëtarë të tjerë të fisit të tyre.

Nga verifikimi i kamerave të tjera të sigurisë, rezulton se ato nuk kanë fiksuar dot momentet e atentatit. Nga hetimet e saj, Policia dyshon se automjeti, i cili kreu masakrën, mund të ketë zbritur nga Kodër-Krasta duke e bërë këtë vend si pikë qëndrimi për të parë lëvizjet e familjarëve Çapja në distancë.

Ky dyshim forcon bindjen se autorët e krimit, pasi kanë studiuar mirë situatën për të cilën kishin bërë planin e shfarosjes, e kanë finalizuar atë pa pasur asnjë lloj pengese apo problemi. Prej disa ditësh, policia për kapjen e tyre po përdor edhe helikopterët, por deri tani pa sukses.

Gjithsesi mësohet se janë identifikuar katër persona si pjesëmarrës në këtë masakër, ndërsa mbahen nën vëzhgim 45 persona të tjerë. Edhe pse hetimet vazhdojnë, ngjarja në fjalë mbetet pa autor.

Hakmarrja është një nga pistat kryesore që Policia po heton në lidhje me masakrën e ndodhur në një lokal në lagjen “Krastë” të qytetit të Elbasanit, ku mbetën të vdekur tre persona dhe tetë të tjerë u plagosën. Por, gjithsesi, nuk përjashtohet edhe hetimi në lidhje me trafikun e drogës, çka ka çuar edhe në këtë ngjarje, e para e këtyre përmasave në qytetin e Elbasanit.

Policia bën të ditur gjithashtu se 45 gëzhoja janë gjetur brenda lokalit ku ndodhi ngjarja, kurse 25 gëzhoja janë gjetur jashtë godinës. Policia dhe Prokuroria jo vetëm në fillim, por edhe më pas, kanë qenë jashtëzakonisht të rezervuara në dhënien e detajeve që lidhen me këtë ngjarje.

Policia pohon se hetimet, ndryshe nga disa ngjarje të tjera të këtij lloji, janë më të vështira dhe mjaft delikate dhe për të qenë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat