Vrau patriotin në sytë e policëve, shqiptari kapet pas 9 vitesh në arrati

Kronikë e zezë

Vrau patriotin në sytë e policëve, shqiptari kapet pas 9 vitesh në arrati

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 21:07

Ka përfunduar në burg anëtari i fundit i bandës së shqiptarëve që më 11 tetor të vitit 2007, goditën për vdekje bashkatdhetarin Bernard Kozaria, në Rettorgole, Caldogno, pas mosmarrëveshjeve për çështje të territorit për ushtrim prostitucioni.

Julian Cela, 33 vjeç, do të vuajë 19 vjet dhe 10 muaj burgim për vrasjen, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë që tashmë ndodhen pas hekurave.

I arratisuri ishte në fakt banues në Padova, ku ai jetonte me rumunen 20-vjeçare, e cila ndihmoi në arrestimin e shokut të saj të vjetër. Çifti kishin një fëmijë së bashku, që kishte vetëm 6 ditë që kishte lindur.
Bernard Kozaria u vra në sytë e policëve

26-vjeçari Kozaria, u qëllua me dy plumba, një në fytyrë, në sy të dy punonjësve të policisë që po e shoqëronin në aeroport, pasi një natë më parë i kishte mbijetuar një atentati.

Në burg, gjenden dy pjesëtarë të tjerë të grupit, Bledar Sallufi, i arrestuar në vitin 2013 pas 6 vitesh në arrati. Ai është dënuar me 21 vite burg. Gjithashtu, në burg gjendet dhe Elton Xhoxhi, 26 vjeç, i dënuar me 26 vite burg. Ende në kërkim është Erjon Gjatari, i dënuar me 24 vite burg.

Vrasja e Kozarisë u planifikua nga Bledar Sallufi, për shkak të konkurrencës në fushën e prostitucionit, pasi i vrari tentoi të ndërtonte një rrjet prostitutash siç kishte Sallufi. Ai u vra ndërsa ishte në shoqërinë e policisë, pasi ishte në dijeni për rrezikun që e priste.

Pas vrasjes së Kozarisë, Çela u largua për në Shqipëri për të rikthyer pas disa kohësh sërish në Itali. Ai rezulton i dënuar në vitin 2004 për falsifikim dokumentesh, në 2005 për armëmbajtje pa leje si dhe në 2009 për trafik droge. Në total ai u dënua me 26 vite e 5 muaj burg si dhe me 19 mijë euro gjobë. Në fund dënimi u ul me 19 vite e 10 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat