Burgoset dhëndri sepse rrahu shoqëruesen e nuses në dasmën e tij

Kronikë e zezë

Burgoset dhëndri sepse rrahu shoqëruesen e nuses në dasmën e tij

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 20:48

John Campbell, 27 vjeçar, kishte pirë drogë dhe pije alkoolike ditën e tij të dasmës, dhe fatkeqësisht sulmoi miken më të mirë të gruas së tij.

Ai kishte qëndruar 12 muaj në burg, përderisa shoqja e gruas së tij ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike në fytyrën e saj.

Gjykatësi Roger Dutton tha: “Campbell pranoi fajin e tij, ai nisi të grushtojë në fytyrën e saj pa asnjë arsye.”

Prokurori tha se kur Campbell u arrestua i kishte thënë policisë se kishte pirë shumë kokainë, dhe nuk kishte qenë i vetëdijshëm.

Në një deklaratë të viktimës thuhet se ajo vazhdon të ketë probleme në fytyrën e saj, dhe që ka fituar ankthe që shpeshherë zgjohet nga gjumi duke qarë.

Gruaja e Campbell tha: “Jam tmerrësisht e trishtuar që kam humbur miqësinë time me të.”

Familja e tij kishin pretenduar ta mbronin atë por kërkesa i ishte refuzuar, sepse policia ka thënë se ai ishte dënuar edhe më parë për rrahje dhe sulme të ndryshme, ku rezultuan edhe që kishte keqtrajtuar gruan e tij të parë.

Gruaja e tij Rachel nuk mund të ngrinte padi për shkak të lidhjes familjare që kishte me të, përderisa babai i saj Tony Walsh, tha: “Vajza ime është e çmendur nëse vazhdon të qëndrojë bashk me të. Nuk do të flasë më me vajzën time nëse zgjedh bashkjetesën me të.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat