Aksident i rëndë në Farkë, humbin jetën 2 persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Farkë, humbin jetën 2 persona

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 13:49

Dy persona humbën jetën pas një aksidenti të rëndë ndodhur këtë mesditë në periferi të kryeqytetit, në zonën e Farkës.

Një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të rënda janë bërë shkak për aksidentin me pasoja të rënda në jetë njerëzish.

Makina tip Alfa Romeo me targë AA 387 EE është përplasur me një kamion me targë “TR 7659 G”.

Për pasojë, mbeti i vdekur shoferi i makinës Alfa Romeo, Denis Dervishi dhe pasagjeri që udhëtonte me të, i cili ende nuk është identifikuar nga policia.

Kamioni drejtohej nga Alban Stafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat