Itali, arrestohet banda e hajdutëve shqiptarë, u thyenin dhëmbët viktimave

Kronikë e zezë

Itali, arrestohet banda e hajdutëve shqiptarë, u thyenin dhëmbët viktimave

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 13:43

Policia e Casoria, në Napoli Itali ka arrestuar 3 anëtarët e fundit një bande hajdutësh shqiptarë të cilët dhunonin brutalisht viktimat e tyre, disa herë duke iu shkulur edhe dhëmbët.

5 anëtarët e tjerë të të njëjtës bandë ishin vënë në pranga nga policia në muajin dhjetor.

Grabitjet nga këta presnoa kryheshin zakonisht gjatë natës, kur të veshur me të zeza dhe të maskuar hynin me forcë nëpër banesa, torturonin banorët dhe kërcënonin këdo, duke mos kursyer as fëmijët.

Një nga anëtarët më të rrezikshëm të kësaj bande ishte shtetasi Enver Jakimi, 59 vjeç, i cili është identifikuar nga policia për shkak të tipareve dalluese të përshkuar nga personat e rënë viktima të dhunës së tij: hunda e madhe dhe vetullat e trasha.

Ky person, sipas policisë italiane ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe për disa grabitje të kryera në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat