Alarm për bombë në një qendër tregtare, gjenden një pako e dyshimtë e mbështjellë me natriban (Foto)

Kronikë e zezë

Alarm për bombë në një qendër tregtare, gjenden një pako e dyshimtë e mbështjellë me natriban (Foto)

Nga: Gjergj Koja Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 12:20

Një pako e dyshimtë në parkimin e një qendre tregtare në rrugën “Medar Shtylla” ka alarmuar policinë e kryeqytetit.

Nga raportimet e para mësohet se pakoja e dyshimtë është gjetur në parkingun e Qendrës tregtare Kristal, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe ka evakuar personat që ndodheshin brenda qendrës.

Mësohet se pakoja ishte e mbështjellë me natriban, cka shtoi dyshimet se ajo mund të ishte plasëse dhe aktivizimi mund të kryhej në distancë. Policia dhe xhenierët pritet të kryejnë një shpërthim të kontrolluar të pakos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat