Digjen qëllimisht dy kamion në Suharekë

Kronikë e zezë

Digjen qëllimisht dy kamion në Suharekë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:41

Dy kamionë janë djegur mbrëmë në parkingun e kompanisë “Lani” në Suharekë. Policia ka nisur me hetimin e rastit e që më gjasë ishte i qëllimshëm.

Policia nëpërmjet një njoftimi ka thënë se njësitë policore dhe të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dh përkundër përpjekjeve tëzjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin, nuk është arritur të shpëtohen kamionët të cilët janë djegur pothuaj në tërësi. Policia ka nisur me hetimin e rastit e që më gjasë ishte i qëllimshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas viktimës vlera e dëmit është rreth 25.000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat