Sekuestrohen 1,8 kg kanabis me destinacion Greqinë, në pranga 2 persona

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 1,8 kg kanabis me destinacion Greqinë, në pranga 2 persona

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:29

Policia Kufitare e Sarandës ka sekuestruar 1 kg e 852 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa në një dyshek-plazhi në detin e Ksamilit dhe ka arrestuar në flagrancë 2 shtetasit Redon Koni, 25 vjeç dhe Marjo Meta, 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Marinzë-Fier.

“Gjatë orëve të natës, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtyre 2 shtetasve në vendin e quajtur ‘Gjiri i fikut’, në detin e Ksamilit, Sarandë, mbi një dyshek plazhi, mbi të cilin u gjet gjithashtu edhe një sasi me lënde e dyshuar narkotike prej 1,852 kg të llojit kanabis (mbështjellë me qese plastike), të cilën po tentonin ta trafikonin në drejtim të Korfuzit.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat