Arrestohen tre kontrabandues shqiptarë dhe një serb në Gjermani

Kronikë e zezë

Arrestohen tre kontrabandues shqiptarë dhe një serb në Gjermani

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:26

Gjatë fundjavës, 6/7 shkurt në kufirin mes Austrisë dhe Gjermanisë janë pranuar 2600 refugjatë të ri, të cilët janë sjellur nga autoritetet austriake, por nuk kanë munguar as edhe ata të trafikuar, shkruan media gjermane bgland24.de. Mes tyre janë edhe katër të arrestuar që udhëtonin me një kamion.

“Ata u arrestuan gjatë kontrollit rutinë në kufirin mes Austrisë dhe Gjermanisë. Bëhet fjalë për një 28 vjeçar me nënshtetësi serbe dhe tre shqiptarë nga Kosova të moshës 22 deri në 32 vjeç,” përcjell Bota sot. “Serbi kërkohej prej kohësh nga autoritet e drejtësisë gjermane, për shkak të grabitjeve nën kërcënimin e armëve.”

Ata tani duhet të përgjigjen para autoriteteve të drejtësisë për kontrabandë, ndërsa 32 vjeçari shqiptar nga Kosova, duhet të lëshojë menjëherë Gjermaninë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat