Qëllojnë në ajër me “Kallashnikov”, arreston dy persona

Kronikë e zezë

Qëllojnë në ajër me “Kallashnikov”, arreston dy persona

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 09:13

Mëngjesin e kësaj të marte, qyteti i Vlorës është zgjuar me të shtëna armësh. Policia bën të ditur se dy persona kanë qëlluar në ajër me “Kallashnikov”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur zonën e Skelës, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët u larguan me një mjet. Vetëm disa minuta më pas ata kanë braktisur makinën dhe armën në afërsi të shtëpisë së oficerëve.

Gjithashtu, policia njofton se dy personat që kanë qëlluar me armë janë arrestuar, si dhe kanë sekuestruar “Kallashnikovin”. Policia bën të ditur se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat