Shqiptarja niset për në Angli me dokument fals, arrestohet

Kronikë e zezë

Shqiptarja niset për në Angli me dokument fals, arrestohet

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 22:02

Donte që të udhëtonte me një avion që e dërgonte direkt e në Angli me një dokument fals. Më saktë, po përdorte një nga mijëra letërnjoftimet e vjedhura më 2 dhjetor në komunën e Campobasso-s në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Parmës, ku një grua shqiptare, 29­ vjeçe, e cila kishte me vete edhe vajzën e saj, u arrestua nga policia. Para karabinierëve, 29-vjeçarja është shprehur se dokumentin e ka marrë nga një shtetas i huaj, të cilit nuk i dinte identitetin.

Policia italiane ka deklaruar se pas kontrolleve të zakonshme shqiptarja u transferua në burgun e Modenas, ndërsa vajza i është besuar një familjeje italiane.

Ndërkohë, më herët mediat italiane kishin raportuar grabitjen e mijëra kartave të identiteti në mbrëmjen mes datës 1 dhe 2 dhjetor të vitit 2015, në zyrën vendore të regjistrimit të qytetit të Campobasso-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat