Vrasjet në Elbasan, autorët mund të jenë larguar nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Vrasjet në Elbasan, autorët mund të jenë larguar nga Shqipëria

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 20:38

Tre autorët e vrasjeve që tronditën Elbasanin besohet të jenë larguar nga Shqipëria.

Burime nga Prokuroria e këtij qyteti bëjnë me dije për gazetën "Panorama" se të tre autorët janë shtetas me banim në Elbasan.

Megjithëse hipoteza për largimin e tyre jashtë vendit nuk është ende zyrtare, përbën një nga pistat kryesore të hetimit.

Organi i akuzës ka bashkëpunuar ditët e fundit me policinë për të shoqëruar disa nga personat me precedent penal në Elbasan.

Në pyetje janë marrë mbi 50 persona, ndërkohë që nuk janë gjetur tre të tjerë. Ende nuk dihen identitet e tre personave që do të merreshin në pyetje, megjithatë mësohet se ata janë larguar jashtë vendit një dite pas masakrës.

Dyshohet se personat në fjalë janë larguar drejt Greqisë ose Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat