Rrëfimi i skllaves së seksit: Përdhunohesha 60 herë në ditë

Kronikë e zezë

Rrëfimi i skllaves së seksit: Përdhunohesha 60 herë në ditë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 17:47

Një nënë e re që u fut në rrugën e protitucionit nga “princi i saj sharmant”, ka rrëfyer për Daily Mail historinë e saj dhe tmerrin që përjetoi.

Alejandra Rodriguez u dashurua në moshën 19-vjeçare me një djalosh të moshës së saj. Por, vetëm pak kohë pasi u lidhën, ai e futi në rrugën e prostitucionit nga ku nuk mundi të dilte për dhjetë vite.

“Jam përdhunuar më shumë se 40 mijë herë, duke i sjellë mbi një milion dollarë të ardhura tutorit tim”, rrëfen 29-vjeçarja.

Ajo tregon se bënte seks me klientë deri në 60 herë në ditë, në varësi të kërkesave.

Alejandra kujton edhe një radhë kur një klient i vendosi revolverin në gojë.

“Iu luta ta shkrepte armën, që t’i jepte fund vuajtjeve të mia”, rrëfen 29-vjeçarja.

Fillimisht, i dashuri i saj - më vonë tutori - u tregua shumë i sjellshëm me të. Por, në momentin që ata u shpërngulën në qytetin e tij, ai e kyçi brenda në shtëpi dhe i sillte meshkuj për të bërë seks kundrejt pagesës. Ajo u mbajt peng për dhjetë vite në Tenancingo, që njihet si kryeqyteti i prostitucionit në Meksikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat