Policia jep detajet rreth vrasjes së mbrëmshme në Podujevë

Kronikë e zezë

Policia jep detajet rreth vrasjes së mbrëmshme në Podujevë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 13:57

Mbrëmë ishte raportuar për të shtëna në Podujevë e sot ishte thënë se pas një shkëmbimi me armë zjarri ndërmjet disa personave, një person ka mbetur i vdekur. Sot këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ja çfarë thuhet në njoftimin e Policisë:

Një person vritet me armë zjarri, një tjetër plagoset rëndë

Prishtinë, 08 shkurt 2016 – Mbrëmë rreth orës 21:40, policia ka marrë informacionin për gjuajtje me armë zjarri në mes dy personave në afërsi të parkut të qytetit në Podujevë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, me ç’ rast kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri, ku janë plagosur rëndë dy persona, njëri prej të cilëve;

• F. B. 25 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës,
duke mos mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor i QKUK-së, sot në ora 01:25,
kurse i plagosuri tjetër:
• E. Ll. 30 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe në lokacionet të cilat janë bastisur nga policia, janë gjetur dhe sekuestruar:

 Tri automjete,
 Një revole e tipit TT,
 Një pistoletë e tipit HS”XDM”,
 28 fishekë
 2 karikatorë të zbrazur, si dhe,
 Një AK 47 me 51 fishekë (Kjo armë është gjetur dhe sekuestruar nga njësitet policore të stacionit jugu në Prishtinë, brenda objektit të QKUK-së, në posedim të njërit prej personave të përfshirë në rast).

Në vazhdimësi të veprimeve të saja policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore që konsistojnë në kërkimin edhe të disa personave të tjerë të dyshuar si dhe po punon për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Ndërkohë që lidhur me këtë rast masa e arrestit policor prej 48 orësh u është shqiptuar nga prokurori i shtetit dy personave të dyshuar:

• F. Ll. 27 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës dhe
• S. Ll. 32 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat