Aksident i rëndë në Shkabaj, dyshohet se ka të vdekur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Shkabaj, dyshohet se ka të vdekur

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 13:33

Në magjistralen Prishtinë – Obiliq, në fshatin Shkabaj ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Një lexues ka bërë të ditur se për fat të keq, përveç tre të lënduarve, është edhe një i vdekur.

Siç ka bërë të ditur lexuesi, në vendin e ngjarjes gjenden edhe policia dhe Ndihma e Shpejtë.

Megjithatë, sipas Policisë, ende nuk ka ndonjë raportim për të vdekur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se sot rreth orës 12 e 30 minuta, në fshatin Shkabaj të komunës së Prishtinës, ka ndodhur një aksident rrugor.

Sipas saj, në këtë aksident janë lënduar katër persona, njëri prej tyre është lënduar më rëndë.

“Nuk ka persona të vdekur nga ky aksident”, ka shtuar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat