Vetëvritet me armë gjahu 33-vjeçarja

Kronikë e zezë

Vetëvritet me armë gjahu 33-vjeçarja

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 13:12

Një 33­-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është vetëvrarë me një armë gjahu. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ajo vuante nga depresioni dhe ishte invalide.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasja me inicialet M. S., 33 vjeçe, nga Markatomaj të Lezhës, është gjetur e vetëvrarë në banesën e saj.

Policia bën të ditur se ajo ka përdorur një armë gjahu teke që e kishte me leje bashkëshorti i saj.

Materialet hetimore kanë kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat