Tmerr: Vajza gjen më në fund babain biologjik, por ai e përdhunon

Kronikë e zezë

Tmerr: Vajza gjen më në fund babain biologjik, por ai e përdhunon

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:26

Një vajzë, e vendosur për të gjetur babain e saj biologjik, ia arriti qëllimit të saj.

Por pasi gjeti babanë e vërtetë, ai e përdhunoi.

Vajza nga Melburni në Australi kishte 20 vite që nuk e dinte se cili ishte babai i saj.

Në vitin 2014, ajo e gjeti më në fund në Kuinslend.

Ajo mësoi se ai kishte pasur një të kaluar të dhunshme, por vendosi ta ftonte për takim.

Ai erdhi në takim në shtëpinë e saj me djalin e tij.

“Isha shumë e lumtur që më në fund po takoja babanë,” tha ajo në gjykatë.

Por kur mbetën vetëm në shtëpi, ai e sulmoi.

“Jepi babit një përqafim,” i tha përpara se ta puthte në qafë dhe t’i fuste duart.

“Do të të dua përgjithmonë,” i tha ai përpara se ta përdhunonte.

“Unë thjesht nuk reagova. Kisha frika se do më lëndonte. E dija që ishte burgosur në të shkuarën për dhunë fizike”.

“Më pas shkova në dush. Ndjehesha kaq e pistë. Më vinte ndot që e kisha atë baba”.

Kur i shoqi i erdhi në shtëpi, ajo u rrëfye. Të dy njoftuan policinë.

Gjykata e dënoi babanë e dhunshëm me 4 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat