Policia kap tek dy të dyshuar një kallashnikov me 19 fishekë

Kronikë e zezë

Policia kap tek dy të dyshuar një kallashnikov me 19 fishekë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 10:06

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi tek ata kanë gjetur dhe më pas kanë konfiskuar një kallashnikov me 19 fishekë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 02:45 minuta, në rrugën “Ukë Bytyqi, në Prizren.

Sipas një njoftimi të policisë rajonale në Prizren, policia kishte dyshuar në momentin kur kishte ndalë veturën për kontroll të dokumentacionit, pasi që kanë vërejtur sjellje të dyshimta të personave.

“Gjatë kontrollit, nën ulësen e pasagjerit është gjetur një kallashnikov me 19 fishekë. Policia i ka arrestuar të dyshuarit ndërsa arma është sekuestruar në cilësi të provës materiale. Hetues policorë po punojnë për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për t’i dhënë përgjigje pyetjes se ç’ farë po planifikonin këta të dyshuar të armatosur pas mesnate”, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat