39-vjeçari me depresion hidhet nga kati i tretë, plagoset rëndë

Kronikë e zezë

39-vjeçari me depresion hidhet nga kati i tretë, plagoset rëndë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 09:22

Në gjendje të rëndë depresioni, një 39-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i pallatit në Elbasan ku banonte dhe ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi me iniciale Gj.L., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve ditën e dielë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe dërguan shtetasin Gj.L. në spital, ku ndodhet në rrezik për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat