Arrestohen si në skena filmi tre shqiptarë në Gjermani

Kronikë e zezë

Arrestohen si në skena filmi tre shqiptarë në Gjermani

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 07:46

Si në skena filmi, e ka quajtur media gjermane general-anzeiger-bonn.de, arrestimin e tre shqiptarëve në Windhagen, që janë ndjekur me maqinë nga një banorë i qytetit në magjistralen A3, në drejtim të Këlnit.

Më pas ai ka alarmuar policinë, që ka mundur të arrestojë tre shqiptarët, përcjell Bota sot. Bëhet fjalë për një grup të mirë organizuar grabitësish.

Ngjarja ka ndodhur të martën mbrëma, ndërsa banori i ka vërejtur treshen në rrugën Niedervindhagener, duke tentuar të futen në një shtëpi pranë parkingut.

Sipas dëshmive policore në maqinën e tyre u gjetën edhe armë zjarri: një pistoletë dore dhe një revolver. Dy nga grabitësit, 26 vjeçarë, qëndronin në Gjermani si “turistë” prej katër muajsh, i treti, 54 vjeçar, jetonte në Gjermani prej 1991, që ishte i njohur për policinë për shkelje tjera penale.

Ata momentalisht ndodhen në paraburgim, duke pritur vendimin e gjyqit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat