​Kontrabandim me mallëra, arrestohet shtetasi serb

Kronikë e zezë

​Kontrabandim me mallëra, arrestohet shtetasi serb

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 20:24

Një shtetas serb është shoqëruar për në stacionin policor në Leposaviq, njofton sot Policia e Kosovës. Shkak për këtë ishte zbulimi i kontrabandimit me mallëra.

Sipas policisë, gjatë kontrollit kanë vërejtur se i dyshuari po mbante në veturën e tij një motokultivator dhe një pompë të benzinës për ujitje, të cilat ishte duke i bartur përmes rrugëve ilegale për në Serbi, raporton KosovaPress.

Policia raporton se i dyshuari gjësendet i kishte blerë në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, pas kontrollimit të dokumenteve dhe automjetit, i dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat