Theri burrin me thikë se nuk i çoi jetë tek Candy Crash

Kronikë e zezë

Theri burrin me thikë se nuk i çoi jetë tek Candy Crash

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 16:23

Një grua u arrestua sepse theri burrin e saj me thikë pasi ai refuzoi kërkesat e saj për jetë në lojën Candy Crash.

Sipas gazetës The Empire Herald, Xiomara Rivera-Santiago nga New York, filloi një sherr me burrin e saj pasi ai refuzoi ti dërgonte jetë shtesë në lojën Candy Crash, një mekanizëm ky që të lejon të vazhdosh lojën.

Sherri u përshkallëzua kur ajo e sulmoi atë me thikë duke i shkaktuar plagë në duar dhe stomak.

Fatmirësisht i dëmtuari u shtrua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat