Kujdes kur takoni vajza që i keni njohur online

Kronikë e zezë

Kujdes kur takoni vajza që i keni njohur online

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 16:20

Një bandë vajzash në Manchester, Britani e Madhe, përdorën një kurth nëpërmjet Facebook-ut për të mashtruar një djalë 22-vjeçar duke e bindur të shkonte në një park, ku më pas e rrahën. Viktima kishte rënë dakort të takohej me një vajzë të cilën e njohu në rrjetin social.

Por kur ai arriti në park, u përball me një grup prej 6 vajzash të cilat e goditën me grushta në fytyrë dhe më pas i vodhën telefonin dhe çelesat e makinës, raporton “Manchester Evening News”.

Mendohet se, të gjashta vajzat janë me origjinë somaleze, rreth moshës 20-25 vjeçare, të cilat mbanin veshur maska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat