Ja pse u lirua nga burgu shqiptari i kapur me 93 kg kokainë

Kronikë e zezë

Ja pse u lirua nga burgu shqiptari i kapur me 93 kg kokainë

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 11:57

Shqiptari i arrestuar në janar me 93 kg kokainë në automjetin e tij u lirua dje nga burgu mes polemikash, ku mediat italiane flisnin për një rast korrupsioni.

Por ditën e sotme është zbardhur edhe arsyeja e lirimit të tij.

Avokati Nikola Netis, që mbronte shqiptarin e arrestuar për drogën që vlente 18 milionë euro, ka gjetur shkelje në procedurat e arrestimit.

Gjithashtu, mësohet se përkthyesi shqiptar i caktuar për në këtë proces ka dalë person me precedent penal dhe është përjashtuar nga çështja për shkak se ka qenë i dënuar më parë.

Këto dhe shkeljet e tjera kanë mjaftuar që shqiptari rezident në Holandë të lirohet nga burgu. Por megjithatë, në burg ka mbetur shoqëruesi i tij, një 36-vjeçar shqiptar me inicialet G.E.

Ai dyshohet si personi që futi drogën në mjetin e shqiptarit që jeton në Holandë dhe po hetohet për këtë çështje, përcjell Panorama.

Të dy shqiptarët u arrestuan nga Guardia di Finanza e Bolzanos. Ata e kishin sjellë drogën nga Gjermania në Itali, me një makinë “Ford Kuga”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat