Ja si i mashtonte vajzat e reja, përdhunuesi shqiptar

Kronikë e zezë

Ja si i mashtonte vajzat e reja, përdhunuesi shqiptar

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 00:05

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar 39 vjeç nën akuzën e përdhunimit dhe shpërndarjes së materialeve pedo-pornografike. Shqiptari mashtronte vajza, ndër to edhe minorene, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku shfaqej me pseudonimin “Enzo Milano” dhe kishte deklaruar se ishte vetëm 17 vjeç.

Në profilin e tij të rremë shqiptari shfaqej si një tip i sjellshëm dhe sportiv. Pasi hynte në bisedë private me vajzat në Facebook, “Enzo Milano” u kërkonte foto intime dhe nëse ato i dërgonin këto foto, shqiptari u kërkonte takim duke i kërcënuar se do t’i shpërndante fotot në publik. Në këtë mënyrë 39-vjeçari arrinte të takohej me vajzat dhe i kërkonte me forcë marrëdhënie seksuale.

Në të paktën 3 raste maniaku shqiptar ia kishte arritur qëllimit, ku vajzat e dhunuara ishin një 17-vjeçare, një 20-vjeçare dhe një 23-vjeçare me aftësi të kufizuara. Por policia italiane shprehet se hetimet jane ende në proces dhe nuk përjashton mundësinë se ka edhe viktima të tjera.

Vetëm pak ditë më parë autoritetet italiane ekstraduan nga Shqipëria 68-vjeçarin shqiptar Ahmet Dedej, pasi akuzohej se detyronte vajza të mitura të filmonin video intime. /Tv Klan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat