Fuoristrada aksidenton për vdekje 50-vjeçarin

Kronikë e zezë

Fuoristrada aksidenton për vdekje 50-vjeçarin

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 23:14

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Konferenca e Pezës” në Kryeqytet. Nga të dhënat e para mësohet se viktima është 50-vjeçari E.B.

Policia që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka shoqëruar shoferin e automjetit tip “Mitsubishi”, me targa “TR 47 60 M“, Kudret Hidri, 42 vjeç.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat