Shqiptari ngacmon nxënësen 17-vjeçare në Gjermani

Kronikë e zezë

Shqiptari ngacmon nxënësen 17-vjeçare në Gjermani

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 22:54

Një nxënëse 17-vjeçare në Gjermani është ngacmuar nga një shqiptar.

Ngjarja ndodhin në rajonin Brilon-Wald.

Vajza po priste trenin në mëngjes, kur iu afruan dy persona.

Njëri prej tyre e kapi prej krahu dhe e mbajti fort, duke i thënë ‘mos bëj asgjë, hajde me ne’.

Për fat, nxënësja ia doli që të shkëputet dhe të futet në tren.

Policia arrestoi më vonë një prej të dyshuarve.

Bëhet fjalë për një refugjat 17-vjeçar nga Shqipëria.

Në atë moment në platformë nuk kishte njerëz, por policia shpreson që të ketë pasur dëshmitarë në tren që kanë parë skenën.

Ngacmimet me sfond seksual nga emigrantët vazhdojnë të jenë një shqetësim në Perëndim.

Disa media raportojnë se një djalë vetëm 10 vjeç është përdhunuar nga një refugjat irakian në një pishinë në Vjenë.

Irakiani u justifikua duke thënë se kishte një dëshirë të lartë seksuale.

20-vjeçari e tërhoqi vogëlushin në një prej dhomave të zhveshjes, ku edhe kreu krimin.

Pas sulmit, irakiani u kthye në pishinë, por vogëlushi lajmëroi rojet.

Policia e arrestoi në pishinë.

Vogëlushi u dërgua në spital me plagë të rënda.

Sipas Kronen Zeitung, irakiani, që kishte grua e fëmijë, i tha policisë se e sulmoi djaloshin për shkak se kishte ‘një emergjencë seksuale’.

Ai tha se nuk kishte bërë seks prej muajsh, por shtoi se ky ishte një gabim i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat