​Mosmarrëveshje mes fqinjëve në Skënderaj, Policia gjen armë pa leje

Kronikë e zezë

​Mosmarrëveshje mes fqinjëve në Skënderaj, Policia gjen armë pa leje

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 21:02

Si pasojë e një mosmarrëveshjeve ndërmjet fqinjëve në Skënderaj, Policia është detyruar të ndërhyjë për të mos lënë përshkallëzimin e konfliktit.

Policia njofton se rreth orës 16:00 i është përgjigjur një informate për mosmarrëveshje mes fqinjëve në këtë komunë.

Sipas Policisë, një nga përfshirë në këtë mosmarrëveshje posedonte armë dhe të njëjtit i është iniciuar procedura penale për aërmëmbajtje pa leje.

Po ashtu, Policia ka konfiskuar edhe gjashtë fishekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat