Itali, del nga burgu shqiptari që u kap me kokainë me vlerë 18 mln Euro, mediat dyshojnë për korrupsion

Kronikë e zezë

Itali, del nga burgu shqiptari që u kap me kokainë me vlerë 18 mln Euro, mediat dyshojnë për korrupsion

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 19:11

Një trafikant shqiptar droge i kapur në Itali më 20 Janar të këtij viti me 93 kilogramë kokainë, është lënë i lirë nga drejtësia italiane.

Shtypi në vendin fqinj ka mbetur i habitur nga ky fakt, se si ka mundësi që shqiptari me iniciale M.A 42 vjeç që u kap me drogën me vlerë 18 milionë Euro, ka dalë nga paraburgimi. Mediat italiane shtrojnë pyetjen se si ka mundësi që drejtësia në vendin e tyre ka dhënë këtë vendim, duke aluduar se mund të jetë korruptuar nga shqiptari.

Gazetat shkruajnë se 42-vjeçari u largua nga burgi i Bolzanos dhe sipas të gjitha gjasave është rikthyer në Holandë, ku dhe ai banon. Më 20 janar 2016, M.A u arrestua së bashku me një shqiptar tjetër me iniciale G.E 36 vjeç në zonën e Brennero pranë kufirit me Austrinë. Dy shqiptarët udhëtonin me një makinë tip Ford dhe transportonin 93 kilogramë kokainë të pastër, vlera e së cilës shkonte në 18 milionë Euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat