Kërkohej për trafik droge, arrestohet ish-kryekomunari i Kaçinarit

Kronikë e zezë

Kërkohej për trafik droge, arrestohet ish-kryekomunari i Kaçinarit

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 16:32

Policia e Lezhës ka arrestuar ish-Kryekomunarin e Kaçinarit i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë finalizimit të operacinit të koduar “Muzgu”, blutë prangosën 43-vjeçarin Petro (Petrit) Doda (Bardhi), 43 vjeç, banor i Kaçinarit në Mirditë, i dënuar më parë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Bardhi u arrestua pasi në 20 tetor të vitit të kaluar gjatë kontrollit në banesën e një të afërmi u sekuestruan 424 kg kanabis, që dyshohet se i përkiste ish-kryekomunarit dhe vëllait të tij Florian Bardhi, edhe ky i shpallur në këkrim.
Nga hetimet rezultoi se lënda narkotike që po përgatitej për ambalazhim dhe trafikim në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat