10-vjeçari përdhunohet nga azilkërkuesi irakian

Kronikë e zezë

10-vjeçari përdhunohet nga azilkërkuesi irakian

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 15:39

Një tjetër skandal seksual që lidhet me azilkërkuesit është regjistruar në Austri. Një emigrant nga Iraku, ka pranuar se ka përdhunuar një djalë 10-vjeçar në ambientet e një pishine ne Vienë.

Ky skandal ka ndodhur më datë 2 dhjetor të vitit 2015, megjithatë, është publikuar së fundmi në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare.

Gjatë marrjes në pyetje, shtetasi irakian, tha se bëhej fjalë për një emergjencë, pasi prej më shumë se katër muajsh ai nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Irakiani, i cili punonte si taksist në Vienë ka thënë se është në dijeni që një gjë e tillë ndalohet në mbarë botën, por tha se e kishte të pamundur të rezistonte, pavarësisht dhimbjes që do t’i shkaktonte djalit.

Në shumë vende të Europës, sulmet seksuale të kryera nga emigrantët janë kthyer tashmë në një problem shqetësues. Qyteti gjerman i Këlnit u trondit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, ku në polici pati qindra denoncime që lidheshin me akte të turpshme, vjedhje dhe përdhunim.

Pas hetimeve u vërtetua se shumica e këtyre veprave penale ishin konsumuar kryesisht nga azilkërkuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat