Joshte femrat në “Facebook” dhe i përdhunonte, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Joshte femrat në “Facebook” dhe i përdhunonte, arrestohet shqiptari

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 14:09

Një 39­-vjeçar nga Shqipëria, emigrant i parregullt në Itali, është arrestuar pasi përmes një profili të rremë në “Facebook” joshte femra dhe më pas i përdhunonte.

Sipas mediave italiane, mbi shqiptarin rëndojnë së paku tre denoncime nga 3 vajza që e kanë akuzuar atë për përdhunim.

“Enzo Milano” ishte emri që përdorte shqiptari në rrjetin socil, që si profil kishte vendosur foton e një të riu 17-­vjecar, sigurisht të vjedhur.

Mediat italiane shkruajnë se ai u bënte ftesa femrave dhe pasi ato pranonin niste bisedat. Hiqej si i dashuruar dhe kur kuptonte se edhe ato ishin të përfshira i kërkonte të dërgonin foto “hot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat