Dy taksistë rrahin qytetarin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy taksistë rrahin qytetarin në Prishtinë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 11:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy taksistë nga Prishtina, të cilët pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një qytetarë me mjete të forta.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën Fehmi Lladrovci, në Prishtinë, kurse viktima e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, taksistë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth udhëtarëve, e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta – shufra metalike viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat