Aksident ne orët e mëngjesit, dy të lënduar njëri prej tyre rëndë

Kronikë e zezë

Aksident ne orët e mëngjesit, dy të lënduar njëri prej tyre rëndë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 09:52

Një 26-vjeçar është plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Korçë.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë me dije se R. Hasimllari, nga fshati Symiz, duke drejtuar mjetin e tipit Benz me targë, AA 700 GZ, rreth orës 01.00 pas mesnatës ka dalë nga rruga. Ai është përplasur me murin e hipotekës së Korçës.

Për pasojë në gjendje të rëndë ndodhet drejtuesi i mjetit, si dhe ka marrë plagë të lehta E. J, rreth 35 vjeç.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat