Makina përplaset me murin e hipotekës, plagoset shoferi

Kronikë e zezë

Makina përplaset me murin e hipotekës, plagoset shoferi

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 09:11

Plagoset rëndë një 26-vjeçar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në qytetin e Korçës.

Nga burimet policore Korçë mësohet se R. Hasimllari, nga fshati Symiz, duke drejtuar mjetin tip "Benz" me targë AA 700 GZ, rreth orës 01:00 pas mesnatës ka dalë nga rruga. Ai është përplasur me murin e Hipotekës së Korçës.

Ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit, si dhe ka marrë plagë të lehta E. J, rreth 35 vjeç.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat