Arrestohet shqiptari me 4 kg kokainë nga Brazili në Zvicër

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari me 4 kg kokainë nga Brazili në Zvicër

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 19:32

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia zvicerane me 4 kilogramë kokainë, në aeroportin e Zyrihut. Mësohet se droga ishte e fshehur në bagazhet e 26­-vjeçarit, i cili vinte nga Sao Paolo, Brazil.

Policia zvicerane ka bërë të ditur se, “shqiptari ishte tranzit në Zvicër, pasi nga aeroporti i Zyrihut ai do të udhëtonte për në Tiranë”.

Por, kur ai ishte në aeroport u ka rënë në sy policëve si person i dyshimtë. Për këtë ata kanë ushtuar kontroll në bagazhet e tij ku kanë zbuluar edhe kokainën.

26­-vjeçari nuk ishte munduar shumë për të fshehur drogën, pasi thjeshtë e kishte shpërndarë atë në xhepat e jashtëm të disa çantave për gra që mbante në valixhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat