Rrahje te Muzeu Kombëtar, tre persona shoqërohen në polici

Kronikë e zezë

Rrahje te Muzeu Kombëtar, tre persona shoqërohen në polici

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 17:57

Pas një rrahje që ka ndodhur afër Muzeut Kombëtar Policia e Kosovës ka shoqëruar tre persona në stacionin policor.

Lajmin për media e konfirmoi zëdhënsja e Policisë Flora Ahmeti.

“ Mund të konfirmoj që ka ndodhë një rrahje afër Muzeut dhe tre persona janë shoqëruar në polici”, ka thënë Ahmeti duke mos dhënë detaje tjera rreth rastit.

Ndërkaq mediat më heret kanë raportuar se po në të njëjtin vend Policia e Kosovës kishte bllokuar një veturë të tipit Golf 3 dhe i kishte nxjerrë me forcë disa persona nga po e njëjta veturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat