Zhduket 43 vjeçari në Ballsh, familjarët dyshojnë se e kanë rrëmbyer

Kronikë e zezë

Zhduket 43 vjeçari në Ballsh, familjarët dyshojnë se e kanë rrëmbyer

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 17:16

Që prej ditës së djeshme rezulton i zhdukur 43 vjeçari, Lavdosh Avdulaj banues në fshatin Ninsh të njësisë administrative Fratar, të bashkisë Ballsh.

Lajmi konfirmohet nga familjarët të cilët kanë kryer edhe denoncimin në Drejtorinë e Policisë së qarkut Fier.

Ata kanë humbur kontaktin me 43 vjeçarin që në orën 01:00 të së premtes pas mesnate.

Ata kanë pohuar se në momentin e largimit kanë parë edhe një automjet dhe dyshojnë se e kanë rrëmbyer. Babai i 43 vjeçarit ka pohuar gjithashtu se kërkon nga policia që të zbardhë ngjarjen.

Babai i të zhdukurit, pasi kanë kryer denoncimin në polici në Fier, kjo e fundit është vënë në lëvizje për të zbardhur ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat