​Prokuroria në Gjilan ngrit aktakuzë ndaj katër inspektorëve ndërtimorë

Kronikë e zezë

​Prokuroria në Gjilan ngrit aktakuzë ndaj katër inspektorëve ndërtimorë

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:03

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve me inicialet B. A., V. Sh, M. Sh dhe Sh. H, pasi të njëjtit dyshohet se në cilësinë e inspektorëve ndërtimorë, në periudhën kohore 2013-2014, kanë keqpërdorur autoritetin zyrtar me qëllim përfitimin personal apo për personin tjetër.

“Të pandehurit duke mos i ndërmarr veprimet zyrtare që kanë qenë të detyruar t’i ndërmarrin lidhur me rrënimin e objekteve pa leje, apo që është tejkaluar leja e ndërtimit, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme dhe në kundërshtim me interesat dhe qëllimet e Komunës së Gjilanit, nuk e kanë ekzekutuar masën për rrënim e objekteve pa leje apo të tejkalimit të ndërtimit të objekteve pa leje”, njofton Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, aktakuza ndaj të dyshuarve është ngritur bazuar në “nenin 422, paragrafi 2, pika 2.2. lidhur me paragrafin 1 e nenin 31 të KPRK-s”.

“Të pandehurit B. A., V. Sh, M. Sh dhe Sh. H, gjatë periudhës kohore të vitit 2013 – 2014, dhe në objekte të ndryshme, në cilësi të inspektorëve ndërtimorë, në bashkëkryerje, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose personin tjetër, apo ti shkaktojnë dëme personit tjetër, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre të domosdoshme të përcaktuara me ligj”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat