Prokuroria: burg për jetë për Fatos Sulën

Kronikë e zezë

Prokuroria: burg për jetë për Fatos Sulën

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 11:43

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për bashkëpunëtorin e Ilir Kupës, Fatos Sulën, organizator të arratisjes së famshme nga burgu i Trikallasë në Greqi.

Fatos Sula dhe Ilir Kupa në mars të vitit 2013 arratisen nga burgu, ku plagosin edhe dy roje.

Dosjet e të akuzuarve janë gjykuar të ndara nga njëra tjetra.

Mbi Sulën rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në organizatë të strukturuar kriminale dhe grabitje të armatosur me dhunë.

Ndërkohë do të gjykohet më vete Ilir Kupa, i cili nuk ka pranuar gjykim të shkurtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat