Elbasan, RENEA e FNSH vijojnë kontrollet për zbardhjen e vrasjes së 3-fishtë

Kronikë e zezë

Elbasan, RENEA e FNSH vijojnë kontrollet për zbardhjen e vrasjes së 3-fishtë

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 11:30

Policia e Shtetit vijon punën për zbardhjen e krimit të ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë pas një sulmi me armë zjarri. Policia e Shtetit bëri të ditur se gjatë gjithë ditës së djeshme, ka vijuar krehja e zonës për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale që do shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh po vijojnë kqyrjen e kamerave të sigurisë , të sekuestruara në një sërë lokalesh e biznesesh që mund të ndihmojnë në identifikimin e automjetit që kanë lëvizur autorët.

Njëkohësisht forcat speciale Renea e FNSH edhe gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës kanë vijuar kontrollet e banesave dhe shoqërimin për tu marrë në pyetje të personave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Në këtë kuadër, gjatë orëve të vona të natës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kontrolluar 16 banesa në gjithë qarkun e Elbasanit dhe janë shoqëruar për verifikim 19 persona.

Policia bëri të ditur se janë kontrolluar 13 mjete të dyshuara si automjeti që mund të kenë përdorur autorët e krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat