Hakmarrjet që s’ndalen: Tritol lokalit të babait të Elson Dacit

Kronikë e zezë

Hakmarrjet që s’ndalen: Tritol lokalit të babait të Elson Dacit

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:46

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:50, pranë lokalit të shtetasit Xhelal Daci, ky i fundit babai i Elson Dacit.

Familja Daci kishtë denoncuar dy ditë më parë se ishte kërcënuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.7 në Bathore dhe fatmirësht nuk ka persona të lënduar, por ka vetëm dëmtime të lehta të murit dhe reklamës së lokalit.

Aktualisht policia po heton pistat e mundshme.

Elson Daci u arrestua në 23 dhjetor 2015 në një hotel pranë autorstradës Tiranë-Durrës, pasi ai dyshohet të jetë autor i vrasjes së shtetasit Valmir Kolaveri dhe plagosjes së Robert Kolaverit, ngjarje që ka ndodhur në Bathore më 4 nëntor 2015.

Gjatë arrestimit atij, ju gjet dhe arma e kryerjes se krimit, pistoletë TT me 9 fishekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat