Plumba gjuetie tenton të kontrabandon me autobus (Foto)

Kronikë e zezë

Plumba gjuetie tenton të kontrabandon me autobus (Foto)

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:26

Njësitet e Doganës gjatë kontrollit të një autobusi që vinte nga Shqipëria kanë gjetur në valixhen e një udhëtari plumba gjuetie, të cilët janë tentuar të kontrabandohen duke krijuar përshtypjen se janë udhëtarë të zakonshëm me valixhe që bartin gjërat personale.

Por me kontrollimin detal të çantave është arritur të zbulohen 10 plumba gjuetie –Fiocchi 12HV7/0 6.2mm.

Sipas një komunikate të Doganës, pala ka shkaktuar vepër penale sipas nenit 274, pika b, te KDAK-ës.

“Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e municionit rasti është dorëzuar tek policia për vazhdim të mëtutjeshëm te hetimeve”, thuhet në komunikatë.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat